Kush asht Mihali? Rusi i arrestuem sot në Veri, i cili ishte i kamufluem si diplomat (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklarue se në Mitrovicën e Veriut asht arrestue edhe nji shtetas rus i cili ishte kamuflue si diplomat.

Metro mëson se rusi i arrestuem sot në Veri njihet me emnin Mihal nga banorët atje dhe nga autoritetet serbe në Beograd.

Mihal ishte i kamufluem si diplomat në Veri dhe deklaronte se punonte si punëtor i administratës së UNMIK’ut në atë pjesë të vendit.

Por, Metro mëson se derisa policia po kryente bastisjet në Veri dhe hetimet e mahershme ky person asht mundue me i pengue ata, mirëpo ata kanë arrite me ba identifikimin e tij dhe me krye arrestimin e tij sot në Veri.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmue madje edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ka edhe një rus të arrestuar, që ishte kamufluar nën petkun e një diplomati për të penguar policinë e Kosovës”, ka thanë Thaçi.

Arrestimi i rusit Mihal në Kosovës ka ngjalle reagime të ashpra edhe në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vucic ka thanë se e ka informue edhe Rusinë për këtë arrestim të bamë nga Policia e Kosovës.

Shperndaje në: