Mbas akcionit të policisë, helikopterët e KFOR’it fluturojnë në veri të Kosovës (video)

Policia e Kosovës asht tërheqë nga Veriu, mbas përfundimit të akcionit dhe arrestimit të dheta personave, shumica e të cilëve janë pjesëtarë serbë e boshnjakë të Policisë së Kosovës, por edhe shqiptarë.

Ndërkohë, tashma KFOR’i ka fillue patrullimet me helikopterë nga ajri, për me pa nga afër gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, mbas përfundimit të akcionit policor.

Në nji komunikatë të lëshueme pak ma parë për media, KFOR ka ftue palët me ruejt qetësinë, tue sqarue se në këtë akcion përveç Policisë së Kosovës nuk asht e përfshime as FSK e as KFOR’i.

Ata kanë tregue se janë të gatshëm me ndërhy, nëse i kërkohet nji gja e tillë.

Shperndaje në: