Mbas akcionit të sotëm në Veri, Lista Serbe del me këtë njoftim

Lisata Serbe, e cila udhëheqet nga Goran Rakic, ka ftue gjithë serbët e Republikës së Kosovës me protestue nesër në veri të Mitrovicës.

Protesta ka me u mbajte në mesditë në Sheshin e Mitrovicës së Veriut në shej kundërshtimit të akcionit të Policisë së Kosovës ku rezultoi me 23 persona të arrestuem.

“Kjo protestë ka me u mbajte me rastin e kërcënimeve brutale dhe sulmeve mbi sigurinë e popullit serb në veri të Kosovës dhe Metohisë, si dhe arrestimin e serbëve”, u shpreh Rakic.

Shperndaje në: