Policia e Kosovës tregon se a ka lëvizje të ushtrisë serbe afër kufinit me Kosovën

Zhvillime të reja kanë ndodhë mbas ngjarjeve në veri, dhe operacionit të Policisë së Kosovës në atë pjesë.

Mediat serbe kanë raportue se automjetet ushtarake serbe janë në gadishmëni, dhe të njajtat kanë fillue lëvizjet në territorin e Kralevës.

Po simbas këtyne raportimeve, këto automjete janë plotë me ushtarë dhe mjete luftarake.

Gjithashtu, u raportue se aeroplanë ushtarakë serbë kanë flutue nga Novi Pazari në zonën e sigurisë.

Por, këtë informacion e ka demantue Ismet Hashani, nga Policia e Gjilanit.

Ismet Hashani nga Policia e Gjilanit ka thanë se nuk kanë pasë informacione të tilla, dhe nëse dikush ka raportue për nji gja të tillë, ajo ka qenë dezinformatë,

Shperndaje në: