Qysh i prishi të gjitha matematikat Agim Çeku? Ndaloi ndërtimin e spitalit të Faton Dalladakut në hapsinat e QKUK’s (dokument)

Afera e njoftun tashma e spitalit ku protagonist janë biznismeni Faton Dalladaku, Kadri Rexhepi dhe Rrrahim Hashimi, kishte fillue qysh në vitin 2003, aty janë të përfshimë fajdexhi, mashtrues që kanë keqpërdorë emna të zyrtarëve politikë, transmeton Gazeta Metro.

Shkrimi i plotë:

Lejen urbanistike, prona në shfrytëzim dhe vendimi final për ndërtimin e kësaj ‘Qendre Kardiale’ në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ishin marrë nga viti 2003 deri në viti 2007.

Biznesmeni Faton Dalladaku, i cili po shihet në video aferën ‘Spitali’, kishte marrë leje për ndërtimin e këtij objekti nga kryetari i LDK’së në atë kohë, Ismet Beqiri.

Ndalimi i punimeve nga Agim Çeku!

Ky vendim nga Komuna e Prishtinës dhe kreu i saj atë kohë, Ismet Beqiri, konsiderohej i gabuar edhe nga punëtorët shëndetësorë dhe pas protestave të tyre, në vitin 2007, Kryeministri i atëhershëm Agim Çeku kishte marrë vendim që të ndalohen punimet e këtij spitali dhe kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që ta ndryshonte vendimin.

Çeku kërkonte të rishikohet ky vendim nga Komuna e Prishtinës, pasi nuk mund të ndërtohej një objekti i tillë brenda hapësirave të QKUK’së.

Në disa dokumente të siguruara nga Metro, vërehet qartë se afera ‘Spitali’ ka filluar qysh herët në vitin 2003, kur kryetar i Prishtinës ishte atë kohë sekretari i LDK’së, Ismet Beqiri.

Me 13.06.2003 ishte dhënë një vendim nga kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, vendim ky që shkruante ‘Mbi caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kardiokirurgjike në Prishtinë’.

Metro në vijim do të sjell edhe përfshirjen e ish-kryeministrit Isa Mustafa, për lejimin e ndërtimit të spitalit../gazetametro.net

Shperndaje në: