Wilder e konfirmon kundërshtarin e radhës, qe kush asht

Deontay Wilder ka zbulue emnin e kundërshtarit të radhës, tue shmangë luftën unike me Anthony Joshua’n apo rimatchin me Tyson Fury.

Ani pse spekulohej se bokseri amerikan ka me u rreh me Joshua’n në fund të këtij viti, nji gja e tillë nuk pritet me ndodhë.

Kjo mbasi 33-vjeçari ka konfirmue se matchi i radhës ka me qenë ndaj Luis Ortiz, me të cilin asht përballë dhe njiherë tjetër.

“Për të gjithë tifozët e mi, unë due me ba të ditun se Luis Ortiz dhe unë kemi nënshkrue marrëveshje për nji rimatch. Data dhe vendi ku do të zhvillohet ky match ka me u zbulue frik”, ka shkrue Wilder në Twitter.

Shperndaje në: