Raporti i Komisionit Europian për Kosovën – Nuk përmendet hekja e vizave

Në raportin e tij për Kosovën, Komisioni Europian ka ba të ditun se Kosova ka shënue progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhuna me BE’n, veçanërisht lidhun me përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike.

Në raport përmendet edhe numri i madh i zavendësministrave në Qeverinë Haradinaj.

“Rritja e tepruar e qeverisë, duke përfshirë rritjen e mëtejshme të numrit të zëvendësministrave, ka vazhduar të ndikojë në kredibilitetin dhe efektivitetin e saj”, thuhet në raportin e KE, transmeton Telegrafi.

Raporti thekson se situata në veri të Kosovës vazhdon me mbetë sfiduese.

“Sistemi gjyqësor i Kosovës është në një fazë të hershme. Janë arritur disa përparime pas miratimit të Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Ligjit për Ndërmjetësim dhe avancimi i sistemit elektronik i menaxhimit të rasteve. Gjyqësori ende është i prekshëm ndaj ndikimeve politike”, thuhet në raport.

Lidhun me normalizimin e marrëdhanieve Kosovë- Serbi, në raport thuhet e ka ende punë me u ba në këtë aspekt tue përmendë vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja.

Sa i përket marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal , Kosova vazhdoi të merrte pjesë në shumicën e forumeve rajonale. Megjithatë, vendimi i Kosovës për të vendosur një tarifë prej 100% në importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ka dëmtuar përpjekjet e bashkëpunimit rajonal. Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë , Kosova ka mbetur e angazhuar në dialog. Megjithatë, qeveria e Kosovës duhet të revokojë tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme të konsiderueshme për të krijuar një mjedis të favorshëm për përfundimin e një marrëveshjeje ligjore me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, theksohet në raport.

Shperndaje në: