Kjo asht deklarata e Mogherini’t mbas akcionit të policisë

Nëse ndihma e BE nuk përdoret në mënyrë të mençun sot, nëse e humbim këtë rast, e shoh rrezikun e forcave të errëta të së kaluemes të konfrontimit dhe të humbim rastin e integrimit.

Kështu ka deklarue përfaqësuesja e naltë e BE, Federica Mogherini, derisa ka komentue ngjarjet e djeshme në veri të vendit.

Mogherini tha se ajo që ndodhi dje tregon për nevojën që Kosova dhe Serbia me ju kthye dialogut.

“Ajo që ndodhi dje na tregon se Prishtina dhe Beogradi duhen me u kthye në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese. Ajo që ndodhi dje asht përkujtues se të gjithë na jemi për marrëveshje obliguese mbasi krejt rajoni përfiton. Asht e vërtetë, fola për bashkëpunimin në rajon. E dijmë dhe pajtohemi që tendencat e së kaluemes për konfrontim, ose për retorika që nuk janë bashkëpunuese, munden me dalë në çdo moment. Dhe, për këtë arsye them se jemi në nji udhëkryq”, tha Mogherini, raporton Kosovapress.

Ajo ka ripërsëritë edhe njiherë thirrjen për hekjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Shperndaje në: