Arrihet marrëveshja: Reali ban transferimin ma të shtrejt në historinë e tij (foto)

Po përflitej prej kohësh dhe duket se ma në fund asht mbyllë gjithçka.

Eden Hazard ka me qenë lojtar i Realit të Madridit, me marrëveshjen mes palëve që asht gjetë në bazë të 115 milionë sterlinave.

Roman Abramovich ka qenë ai që ka ndërhy për me mbyllë marrëveshjen simbas asaj që raporton “The Sun”.

Hazard ka me nenshkrue mbas finales së Europa League dhe ka me pasë nji pagë prej 400 mijë sterlinash në javë, tue u shëndrrue në nji ndër ma të paguemit në Spanjë.

Shperndaje në: