Veseli pranon raportin për Kosovën, qe çka pret me ndodhë shpejt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranue sot Raportin për Kosovën nga Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nëpërmjet të cilit konfirmohet progresi i arritun në vend.

Tue urue europarlamentarët e ri, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova asht e përkushtueme me rritë progresin në rrugën e saj të integrimit europian.

Presim që edhe të rinjve dhe të gjithë qytetarëve tanë, që me Komisionin e ri tu njihet e drejta legjitime për të lëvizur lirshëm në tokën të cilës i takojmë, në kontinentin e vet evropian.

Ndërkaq ne do t’i marrim përgjegjësitë që na përkasin. Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, por do të punojmë edhe më fuqishëm së bashku, me të gjithë segmentet e shoqërisë sonë”, theksoi Veseli.

Shperndaje në: