Ahmeti flet mbas takimit me Isa Mustafën, tregon se për çka u pajtuen!

Kryetari i Partisë Social Demokrate asht deklarue mbas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku u diskutue rreth mocionit për rrximin e Qeverisë “Haradinaj”.

Në nji prononcim për “Indeksonline”, Ahmeti tregoi se me liderin e LDK’s shkëmbyen mendimet rreth asaj se si duhet me u koordinue për rrximin e egzekutivit.

Diskutuam që ne si opozitë ta shtojmë presionin opozitar dhe të shohim se a ka mundësi që t’i bëjmë numrat për ta rrëzuar Qeverinë.

U dakorduam që të bëjmë takime koordinuese. Iniciativa nuk është vetëm ajo se “A po vini ta rrëzojmë Qeverinë”. Por, kërkojmë që të koordinojmë hapat që mocioni të jetë i suksesshëm. Besojë se do të ketë edhe takime tjera para se të kemi një strategji finale”, asht shprehë ai.

Shperndaje në: