Arrestohet edhe nji kosovar në Serbi?

Arrestimi

Autoritetet e policisë kufitare të Serbisë dyshohet se kanë arrestue të Mërkurën nji 46 vjeçar nga Kosova.

Mësohet se i njajti ishte nisë për në Francë me nji linjë autobusësh ku mbas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njisitet policore kufitare serbe e kanë vnue në pranga A.P nga Pozharani.

Burime të afërta me familjen e 46 vjeçarit, kanë thanë se A.P asht arrestue për nji vepër të vitit 2007, ”kur nji i panjoftun i ka dhanë atij copza hekuri, të cilat do dilnin të jenë të kambanës së nji kishe”.

Shperndaje në: