Thaçi: Bashkë me qytetarët e Kosovës kemi me ba bashkimin kombëtar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë se nëse vazhdojnë vonesat dhe padrejtësitë që po i bahen Kosovës nga Bashkimi Europian (BE), atëherë duhet të ndërmerren hapa të tjerë, si bashkimi kombëtar.

Thaçi në Debat Plus ka thanë se, BE po ban padrejtësi ndaj Kosovës, tue marrë parasysh vonesën e liberalizimit të vizave, gja që ai thotë se çon në idenë e bashkimit me Shqipninë.

“Idenë për Bashkimin e Luginës me Kosovën, do të vazhdoj ta prezantoj. Në anën tjetër, vonesat dhe pdrejtësitë që po i bëhen Kosovës nga Bashkimi Evropian, po na shtyejnë të marrim hapa konkret për një angazhim institucional dhe të qytetarëve. Atëherë do të shkojmë drejt një formule të bashkimit kombëtar, duke përfshirë këtu edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcit”, ka thanë Thaçi.

Shperndaje në: