Gashi: Qe pse asht i randësishëm Kodi i ri Civil në Kosovë (video)

Ne emisionin “Momentum”, i ftuem ka qene Haxhi Gashi profesor i te drejtes civile, me te cilin u diskutue per Kodin e ri Civil te Kosoves.

Gashi ka thane se iniciativa me krijue nji kod te ri civil ne Kosove, perban nji prej akteve ma te randesishme legjislative mbas Kushtetutes, tue perfshi ketu edhe kodin penal.

“Kodi civil ka ne vete disa dispozita ligjore me te cilat qytetari vazhdimisht ballafaqohet me to, sic jane çashtjet e kontratave, pronat, shitblemjet, çashtjet e femive, trashegimia, etj,”, ka theksue Gashi, shkruen Rrokum.TV

Gashi thote se kodifikimi civil i mbyll zbraztinat qe munden me egzistue per zbatim te ligjit ne raste te njajta.

“Kodi civil e persos sistemin juridik ne Kosove dhe krijon nji siguri shume ma te madhe juridike per krejt qytetarët e Kosovës”, shprehet ai.

Gashi thote se ne hartimin e Kodit Civil ka sherbye Kodi Civil i Austrise, disa pjese te Kodit Civil te Gjermanise, ka edhe dispozita te kodeve te Estonise./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: