Mustafa: Duhet me rrxue Thaçin, asht ba i rrezikshem per vendin…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentue idenë e  presidentit Hashim Thaçi për bashkimin me Shqipninë dhe Luginën e Preshevës.

Ish-kryeministri Mustafa, n’intervistë për EkonomiaOnline, këtë ide të presidentit e ka quejt ‘të pa pranueshme’.

Mustafa tha se presidentit Thaçi tashma i ka hupe busulla,  dhe se po ban veprime të papërgjegjshme dhe kundërkushtetuese.

“Më e keqja është se presidenti i vendit e ka humbur totalisht busullën. Ai ma nuk ka busull për Kosovën dhe tani më nuk ka veprime të përgjegjshme për Kosovës. Detyrë e presidentit të vendit është të mbrojë kushtetutën e vendit. Kur e mbron Kushtetutën e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi. Ne kemi një president që një ditë zgjohet dhe thotë se do të korrigjojmë kufij duke marr Luginën e Preshevës dhe tani thotë e marrim Luginën e s’japim asgjë. Në këtë formë e nënçmon dhe denigron edhe qytetarin e Kosovës, sepse çdo njeri e din se s’mund të ia marrësh një pjesë e cila është në territorin e Serbisë  pa i dhënë më shumë se që merr”, thotë ai.

Lideri i LDK thotë se presidenti Thaçi u zmbraps nga ideja për shkëmbim territoresh, sepse nuk u përkrah nga askush në Kosovë dhe jashtë saj. Mustafa tha se Kosovës nuk i duhet nji President që e shkel Deklaratën e Pamvarësisë, ndërsa bashkimi mes dy shteteve amë ka me ndodhe vetëm atëherë kur të anëtarësohen në BE.

Kur e sheh që s’mund ta bëjë atë sepse e ka krejt Kosovën kundër dhe ne jemi kundër si LDK dhe kurrë s’do të pajtohem me të, tash qohet me një variant ose propozim dhe alternativë tjetër se duhet bërë bashkimi kombëtar më Shqipërisë. Vërtet e kam parë se në fillim hajde të bëjmë këmbime territoriale, të mbesim një lloj krahine dhe tani i bashkohemi Shqipërisë. Dhe ne nuk guxojmë ta kemi një president i cili e shkel shtetësinë  e Kosovës. E shkel Deklaratën e Pavarësisë. Kur të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian atëherë ne do të jemi bashkë me Shqipërinë në BE dhe s’do të kemi kufij me Shqipërinë”, tha Mustafa.

Ish-kryeministri Mustafa, që dikur e kishte partner të koalicionit presidentin Thaçi, thotë se tashma Thaçi po e konteston shtetësinë e vendit.

“Unë i shohë si veprime të papjekura të Presidentit, veprime të cilat janë të dëmshme sepse presidenti po e vë në pikëpyetje shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. Ne e kemi shpall pavarësinë që të jemi shtet i pavarur, jo të jemi shtet si pjesë e një shteti tjetër, ose krahinë. Idealët për bashkim kombëtar i arrijmë kur ta përmbyllim gjithë këtë proces i cili akoma është i pa përmbyllur pikëpamje të njohjes së Kosovës nga shumë vende, të anëtarësimit në OKB dhe në pikëpamje të përmbylljes së tërësishme të shtetësisë sonë. Duhet të kemi njohje nga 5 vendet e BE-së. në këtë situatë kur presidenti i vendit thotë se do të bashkohemi me Shqipërinë çka presim ne se do të na njohë një vend tjetër ose se ne do të jemi palë serioze në BE. Ne kemi kryeministrin tonë, institucionet tona, ne ato duhet ti respektojmë dhe ne duhet të luftojmë që kosovarizmin apo shtetin e Kosovës ta kemi si ideal tonë”, pohon ai.

Mustafa tha se duhet me rrxue Thaçin se asht ba i rrezikshem per vendin.

“Unë mendoj se Presidenti me këto sjellje meriton mocionin e mosbesimit ose shkarkimit qysh sot. sepse ne nuk mund ta kemi një president i cili sillet kështu. sjellja e tij është e papranueshme. prandaj këtu s’kemi nevojë me prit për me ardh në Qeveri. Por kemi nevojë për një masë kritike, ta kemi një arsyetim kushtetues dhe kjo duhet të jetë çështje që edhe ne si opozitë por edhe pozita ta llogarisë, sepse e shoh se as në pozitë nuk ka vullnet që ne tash duhet të luajmë me shtetin, ose ti ndërrojmë kufijtë, ose të bashkohemi me Shqipërinë. Unë skam parë asnjë vullnet te partitë që janë në pushtet”, ka përfundue Mustafa.

Shperndaje në: