Dita e finales, Liverpool dhe Tottenham kërkojnë trofeun e madh të Champions League

Momenti i shumëpritun ka ardhë.

Sot në mbamje në Wanda Metropoliatano të Madridit luhet finalja e Champions League, nji sfidë e gjitha angleze mes Tottenham dhe Liverpool.

Spurs kërkojnë me shkrue historinë derisa kane me tentue me fitue trofeun e tyne te parë në këtë garë, ndërkohë që Liverpooli mbas finales së humbun vjet ndaj Realit synon me u ngjitë në fronin e Europës aty ku mungon që nga viti 2005, kur Steven Gerard me shokë realizuen atë përmbysje të çmendun ndaj Milanit.

Për Liverpoolin nëse e fiton ka me qenë trofeu i 6’t në Champions, ndërkohë që për trajnerin e The Reds, Jurgen Klopp ka me qenë trofeu i parë.

Shperndaje në: