Thaçi kritikon ashpër BE’n: Qe 10 vjet po na thojnë se jemi…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, asht tue marrë pjesë në Forumin “To be Secure” në Mal të Zi.

Thaçi edhe në këtë forum ka kritikue Bashkimin Europian, për siç tha ai, paragjykim dhe diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kryetari i shtetit ka theksue se derisa Bashkimi Europian asht tue u vonue sa i përket Kosovës idetë që nuk përkojnë me frymën euroatlantike munden me u fuqizue.

“Edhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mundet me u arrit me shpejt nëse BE na afron më shpejt se ky izolim po shihet në Kosovë si diskriminim dhe paragjykim. Sa më tepër BE vonohet me Kosovën sa më tepër rriten këto paragjykime, sa më tepër injorohen të arriturat e Kosovës në reforma dhe sa më tepër njerëz e ndien veten të izoluar atëherë unë e kam ngrit shqetësimin shumë të drejtë se njerëzit do të fillojnë të mendojnë se a po na duanë BE apo jo”, ka thanë Thaçi.

Presidenti ka kritikue edhe raportin për vendin nga Komisioni Europian.

Ai ka thanë se tash e ma shumë se 10 vjet në këtë raport thuhet se Kosova asht në fazë fillestare të zhvillimit në shumë fusha.

“Tash e 10 vite në raportin e progresit fillon me “early stage” sikur me qenë kopje 2008 me 2019. Unë e di që dikush ka rezerva në këtë drejtim por së paku të na e hapin perspektivën. Derisa BE po vonohet me Kosovën mund të ketë një fuqizim të ideve që nuk përkojnë me frymën euroatalantike”, shtoi Thaçi.

Shperndaje në: