Dokumentari për Maradona’n, lidhjet e mshefta me Mafia’n, pamje që s’i keni pa deri tash (video)

Ai konsiderohet si nji ndër gjenitë e botës së futbollit, dhe për këtë vazhdon me mbetë në qendër të vëmendjes së mediave botnore.

Bahet fjalë për Diego Armando Maradonën, i cili realizoi gollin e shekullit në çerekfinale të Kupës së Botës 1986. Por, argjentinasi i cili kujtohet për gollin e realizuem me dorë – ka mshefë edhe nji sekret të errët të jetës.

Nji dokumentar i ri nga regjisori britanik, Asif Kapadia, zbulon thellësitë e problemeve të drogës së argjentinasit dhe shfaq se si ishte shfrytëzue nga mafia italiane, e cila e furnizonte botën me kokainë dhe prostituta.

I titulluem thjesht Diego Maradona, filmi përmban pamjet e papame të lojtarit në kulmin e famës si lojtar i Napolit. Nga aksidentet me vetura nëpër rrugët e Napolit deri te veshjet e shtrejta e ndeshjet e tenisit me të dashtunën e tij, dhe ky asht nji vështrim intim për futbollistin ma të diskutueshëm në botë.

Thuhet gjithashtu se Camorra e kishte financue transferimin e argjentinasit prej shtatë milionë eurosh në Napoli, diçka që e mohoi fuqishëm presidenti i ekipit.

Në vitet e 90’ta të shekullit të kaluem dukej i paprekshëm. Jo vetëm që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986, ai gjithashtu e kishte Napolin me fitue titullin e parë të Serie A.

Ndryshe, ai u trajtue si nji zot në qytetin e San Diegos, ku tifozët festuen për javë të tana dhe ftyra e tij ishte kudo.

Shperndaje në: