OKB i dul në mbrojtje qytetarit rus, por qe çka thotë MPJ për shpalljen e tij ‘non-grata’

Në akcionin e Policisë në veri të Kosovës në mesin e 30 personave të arrestuem të dyshuem për kontrabandë ishte edhe rusi Mikhail Krasnoshchekov, ish-punëtor i UNIMK’ut.

Policia e Kosovës arrestoi qytetarin rus, i cili kërkoi me u transferue në Beograd për shërim, ndërsa i njajti asht shpallë non-grata nga shteti i Kosovës.

Për të u raportue se ishte pjesë e inteligjencës ruse dhe po punonte në misionin e OKB’s në Kosovë si agjent i msheftë.

Këtë e tha edhe mbramë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në reagimin e tij ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkueme që dolën në mbrojtje të ish-punëtorit të tyne.

“Askush i personelit tonë nuk mundet me u shpall non-grata. Na qëndrojmë mbrapa imunitetit të personelit tonë”, thuhej në reagimin e zadhanësit të OKB’s.

Ata janë shprehë se vendimi asht i pakontestueshëm dhe se në Kosovë nuk kanë vend ata që bashkëjetojnë me krimin.

“Vendimi është i bazuar dhe si i tillë është i pakontestueshëm. Kosova është e vendosur për rend dhe ligj. Në Kosovë nuk kanë vend ata që i luftojnë vlerat e demokracisë e që bashkëjetojnë me krimin dhe kontrabandën”, thuhet Zyberaj.

Shperndaje në: