Studimi që përnime ka me ju befasue: Pini deri 25 filxhana kafe në ditë…

Jeni të “dashunuem” mbas nji filxhani kafe, saqë nuk arrini as me ndalë veten për konsum të përditshëm? Mos u shqetësoni! Cilido që konsumon deri në 25 filxhana kafe në ditë duhet me mbet i sigurtë se nuk ka me pasë asnji pasojë për zemrën, të paktën siç thuhet në nji studimi të fundit.

Shumë studime të maparshme sugjeronin se kafja ranon gjendjen e arterieve, tue i ngurtësue ato aq sa me shtue presionin e gjakut në zemër, madje tue shtue edhe gjasat për nji atak kardiak, prandaj dhe dashamirët e kafes ishin paralajmërue me kufizue konsumin.

Por, nji studim i ri i bamë me ma shumë se 8.000 persona anembanë Britanisë së Madhe doli në përfundimin se 5 filxhana kafe në ditë, madje edhe deri në 25 të tilla, nuk shkaktojnë asnji dam për arteriet, krahasue me ata që konsumojnë nji apo asnji filxhan në ditë.

Studimi i financuem pjesërisht nga Fondacioni britanik për Zemrën (BHF) asht prezentue gjatë nji konference të organizatës “British Cardiovascular Society” në Manchester.

Ekspertë nga Universiteti “Queen Mary” i Londrës (QMUL) i ndanë 8.412 personat në tri grupe përgjatë studimit.

Grupi i parë konsumonte ma pak se nji filxhan kafe në ditë, grupi i dytë konsumonte 1-3 filxhana kafe në ditë, ndërsa i treti ma shumë sesa 3. Por, nji pjesë e këtij të fundit konsumuen deri në 25 filxhana kafe në ditë. Gjithsesi, mesatarja e konsumit të kafes në këtë grup ishte 5 filxhana në ditë.

Studiuesit zbuluen se, edhe ata që pijnë deri në 25 filxhana kafe në ditë nuk kishin gjasa me pësue efekte anësore në arterie, krahasue me ata që pinin ma pak se nji filxhan në ditë të grupit të parë./The Guardian

Shperndaje në: