Denohet për korrupcion zavendësministri në Qeverinë Haradinaj

Zavendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, asht shpallë fajtor të Hanën nga Gjykata në Prizren në akuzën për të cilat ngarkohej nga Prokuroria.

Trupi gjykues e shpalli fajtor atë dhe e denoi me denim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 muejsh. Denimi ndaj tij nuk do të egzekutohet nëse mbrenda nji viti ai nuk kryen vepër penale.

Nerjovaj akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare për 4 objekte hoteliere që gjenden të gjitha në Zonën Historike të Prizrenit, respektivisht në Shadërvan gjatë kohës sa ishte drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në komunën e Prizrenit./Metro

Shperndaje në: