Macron: Afati i fundit për largimin e Britanisë së Madhe nga BE asht kjo datë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi sot se 31 Tetori i këtij viti duhet me qenë afati përfundimtar për tërhekjen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

“Mendoj se ky asht afati përfundimtar, mbasi nuk due që Komisioni i ri dhe autoritetet egzekutive të merren me këtë çashtje”, tha Macron tue iu referue emnimit të shefave të ri të institucioneve kryesore në BE.

Ai tha se beson se vonesa e matejshme do të ishte nji gabim i madh, i cili, simbas tij, shihet gjithmonë si nji negociator i vështirë kur bahet fjala për Brexit.

“Por unë mbështes nji rol të tillë”, tha Macron./DailyExpress

Shperndaje në: