Pamje të papublikueme deri tash: Momenti kur policia arreston rusin gjatë akcionit në veri të Kosovës (video)

Punëtori i UNMIK’ut, Mikhail Krasnoshchenkov, me shtetësi ruse që ishte infiltrue te serbët që po pengonin policinë e Kosovës në akcionin në Zubin Potok, nuk kaloi mirë me përfaqësuesit e rendit.

Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi akcion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën tue pengue ata të kryenin punën e tyne, i cili u arrestue nga Policia.

Këto janë pamjet e papublikueme deri tash nga momenti i arrestimit.

Ai mandej u shpall person Non Grata nga autoritetet e Kosovës mbas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shperndaje në: