Dacic: Kosova e ka të pamundun me pasë kontroll mbi veriun e vendit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, ka thanë se për momentin asht e pamundunj me u gjetë nji zgjidhje lidhun me çashtjen e Kosovës, prandaj e vetmja gja që mbetet me ba asht me u respektue gjendja në terren

Në nji intervistë të dhanë për O2, shefi i diplomacisë serbe ka theksue gjithashtu se Kosova e ka të pamundun me pasë kontroll mbi veriun e vendit.

“Asht e pamundun me gjetë nji zgjidhje adekuate të çashtjeve të Kosovës, përveç respektimit të gjendjes në terren. Në këtë rast, veriu i Kosovës nuk mundet me qenë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky asht fundi”.

Dacic ka folë gjithashtu edhe për ndërpremjen e dialogut Kosovë – Serbi. Për këtë gjendje ai ka ba përgjegjës mosmarrëveshjet mes BE dhe SHBA.

Shperndaje në: