Shkatërrohet grupi i hajnave, në kërkim vetëm edhe Ridvan Ademi

Vjedhje të shumta të armatosuna u regjistruen gjatë vitit të kaluem në Kosovë.

Policia i kishte ra në gjurmë nji grupi të cilët dyshoheshin se po vepronin në rajone të ndryshme të vendit, ku cak kishin bankat, pikat e shitjes së naftës, marketet e veturat.

Derisa në pranga kishin përfundue nji pjesë e madhe e grupit, tre prej tyne arritën me ikë nga policia.

Kastriot Shala, Leutrim Latifi dhe Ridvan Ademi, u shpallen në kërkim të policisë, madje për informata që çojnë në arrestimin e të tyne, policia ofroi shpërblim 5 mijë euro.

Dy të parët u arrestuen para do jave derisa në kërkim vazhdon me mbetë Ridvan (Rexhep) Ademi, i lindun me datën 11.08.1989 me banim në Dobratin të Podujevës.

Ai dyshohet se asht largue nga Kosova dhe deri tash nuk ka informacione se ku asht vendndodhja e tij.

Shperndaje në: