Thaçi: Kosova po diskriminohet nga BE për vizat

Sot në Kosovë asht shënue Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit.

Në nji aktivitet të mbajtun nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka inkurajue femnat e Kosovës që të merren me sport, dhe të ndjekin shembullin e Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës, të cilat kanë arritë sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në sportin e xhudos.

Presidenti në këtë aktivitet foli edhe për liberalizimin e vizave, për të cilin tha se duhet me ndodhë shumë shpejtë, dhe që të rijtë e Kosovës me lëviz lirshëm, e në këtë mënyrë të përmbyllet diskriminimi që po bahet nga BE.

“Le të mbetet kjo ditë e optimizmit dhe shpresës natyrisht duke ndodhë edhe liberalizimi i vizave shumë shpejtë që të rinjtë të lëvizin lirshëm dhe të përmbyllet ky diskriminim”, theksoi presidenti Thaçi.

Shperndaje në: