Milot Rashica bahet lojtari ma i shtrejt i Kosovës, kqyreni sa ju ka rritë vlera (foto)

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, tashma asht ba futbollisti ma i shtrejt nga Kosova, tue e kalue edhe Valon Berishën.

Valon Berisha llogaritej deri tash si futbollisti ma i shtrejt nga reprezantacioni i Kosovës më 7.50 milionë euro, kurse Milot Rashica llogaritej me shumën prej 7 milionë eurove.

Por, mbas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Kosovën dhe ekipin gjerman, Werder Bremen, tash Milot Rashicës i asht rritë vlera prej 185.7%.

Sulmuesi vushtrrias gjatë sezonit të fundit ka arritë me i realizue 12 golla dhe dhuroi 6 asistime në ndeshjet e Bundesliga’s dhe të Kupës me fanellën e Werderit.

Dhe, simbas faqes së njoftun “Transfermarkt” – Milot Rashica vlerësohet me shumën prej 20 milionë eurove në tregun e transferimeve.

Shperndaje në: