Vjen ‘bomba’ e radhës nga Real Madrid (foto)

Telenovelës së quejtun Eden Hazard duket se po i vjen fundi.

Ylli belg ka me u zyrtarizue si lojtar i Real Madridit.

Televizioni spanjoll “El Chiringuito” para pak çastesh ka raportue se asht arritë marrëveshja mes Eden Hazardit dhe Real Madridit.

Televizioni spanjoll raporton gjithashtu se zyrtarzimi ka me ndodh sot ose ma së largu nesër. Shuma e transferimit të reprezentuesit belg nga Chelsea te Real Madridi ka me qenë 100 milionë euro.

Real Madrid ka zyrtarizue tashma blemjen e sulmuesit Luka Jovic.

Shperndaje në: