Bota po hyn në nji fazë të re, epidemitë e smundjeve vdekjeprumëse, nji “normale” e re

Bota po hyn në nji fazë të re, ku shpërthimet e mëdhaja të smundjeve vdekjeprumëse si “Ebola” janë “nji normale e re”, paralajmëroi Organizata Botnore e Shëndetësisë.

Shpërthimet e maparshme të “Ebolës” kanë prekë nji numër relativisht të vogël njerëzish. Por, Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e dytë të madh, vetëm 3 vjet mbas shpërthimit ma të madh në botë.

OBSH tha se vendet dhe mekanizmat e tjerë duhen me u pregaditë për shpërthime të epidemive të reja vdekjeprumëse.

“Ebola” asht nji virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit. Pacientët e prekun munden me vdekë nga dehidratimi dhe dështimi i disa organeve.

Gjatë disa muejve të fundit ka pasë 2.025 raste të “Ebolës” dhe 1.357 vdekje nga virusi në Republikën Demokratike të Kongos.

Shpërthimi ma i madh që ka ndodhë në Afrikën Perëndimore në vitet 2014-2016 preku 28.616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone. Atëherë u raportuen 11.310 vdekje.

Shperndaje në: