Studimi i britanikëve: Salah ndikon në ranien e islamofobisë

Nji studim i Universitetit britanik të Stanfordit tregon se për shkak të futbollistit egjiptian, Mohamed Salah, i cili luen për ekipin e Liverpoolit, që fitoi edhe Kupën e Kampionëve të Europës, në qytetin anglez asht ulë niveli i islamofobisë.

Simbas rezultateve të studimit, ardhja e Salahut te Liverpooli në vitin 2017, ka ndikue drejtpërdrejt në uljen e islamofobisë në qytet.

Mbas transferimit të Salahut, numri i postimeve antiislame në rrjetet sociale në mesin e tifozëve të Liverpulit asht ulë 50%, ndërsa islamofobia në të gjithë qytetin asht ulë 18,9%.

Raporti thekson se shkaku e ndikimit të tillë të Salahut janë rezultatet e tij të jashtëzakonshme sportive, por edhe humane, që tërhek vëmendjen e opinionit.

Shperndaje në: