Ra në liqen para 5 ditësh: Gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit kosovar në Gjermani (foto)

Edhe nji kosovar në Gjermani ka gjetë vdekjen, mbasi kceu në liqen për me kapë topin, derisa po luente futboll me shokët.

Bahet fjalë për Argjend Çitaku nga katundi Çitak i komunës së Skenderajit, para pesë ditësh tue luejt futboll, mbasi topi i kishte ra n’ujë, kishte kcye për me kapë dhe nga ai moment ka qenë i zhdukun.

Ndërkohë që dje asht gjetë trupi i pajetë i tij.

Varrimi i tij ka me u ba sot në orën 17:00 në varrezat e katundit Çitak.

Shperndaje në: