Kjo asht pasunia e deputetes Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit 6+, Duda Balje ka deklarue pasuninë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Ajo ka katër prona të paluejtshme, tri në pronësinë e bashkëshortit dhe nji nën pronësinë e saj.

Në deklarimin e saj të paluejtshme ka deklarue nji shtëpi prej 500 metra katrorëve me vlerë prej 150 mijë eurove në emën të bashkëshortit, nji banesë në emën të saj prej 60 metra katrorëve me vlerë 80 mijë euro. Derisa ka deklarue se bashkëshorti i saj posedon edhe dy lokale njani në vlerë prej 200 mijë euro dhe tjetrin 80 mijë euro.

Si pasuni të luajtshme, Duda Balje ka deklarue dy vetura, njanin xhip Tiguan me vlerë 13 mijë euro në emën personal dhe Toyota me vlerë 17 mijë euro në emën të bashkëshortit.

Pare të gatshme ka deklarue se ka 6 mijë euro ndërsa bashkëshorti i saj posedon 25 mijë euro. Në deklarimin e saj figuron edhe nji kredi prej 10 mijë e 160 eurove, shkruen Insajderi.

Te të hyrat vjetore Balje ka ba të ditun se merr pagë si deputete prej 28 mijë e 234 euro, ndërsa bashkëshorti i saj pagë vjetore merr 18 mijë euro.

Shperndaje në: