Kim Jong-un egzekuton gjeneralin, e hedh në akuariumin me piranha

Kim Jong-un ka egzekutue nji prej gjeneralëve të tij tue e hedhë atë në nji akuarium të mbushun me peshq mishngrënës, piranha.

Tirani i Koresë së Veriut ka urdhnue dënimin me vdekje, mbasi akuzohej se po kurdiste nji goditje të befasishme mbas krahëve të tij.

Në njanën prej pallateve të tij presidenciale, Kim kishte ndërtue nji akuarium të madh, me mija lloje piranha të importueme nga Brazili.

Disa gjymtyrë të viktimës iu prenë para se me u hedh në akuarium dhe disa burime shtuen se ishte e paqartë nëse vdekja e tij erdhi si pasojë e plagëve të tij, nga mbytja apo u vra nga peshqit mishngranës.

Shperndaje në: