Vulin: Marrëveshja e Kumanovës ka ndërpre luftën, por nuk e ka sjell paqen

“Marrëveshja e Kumanovës, në të cilën nuk ka kapitullim, dorëzim armësh e njerëzish, por nuk ka as mbetje të forcave tona dhe rendit kushtetues (serb) në Kosovë, e ka ndërpre luftën, por nuk e ka sjell paqen”, ka thanë ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Simbas Vulinit, ushtria e populli (serb) me rezitencë kambëngulëse kanë arritë ma së shumti që ka qenë e mundun dhe se bombardimet dhe tentimi i hymjes me kambësori në malin Pashtrik kanë zgjatë deri në nënshkrimin e Marrëveshjes ushtarake-teknike.

“Lufta të cilën serbët me asgja nuk e kanë shkaktue dhe arsyetue ka përfundue me pranimin se e drejta ndërkombëtare nuk ka kurrfarë velere e rndësie”, ka thanë Vulin, transmeton RTS.

Shperndaje në: