Sulmohen dy xhami në Gjermani

Dy xhami në Gjermani ishin në objektiv të sulmeve islamofobe këtë fundjavë. Sulmues të paidentifikuem hodhën gurë ndaj xhamisë Qëndrore në Kassel tue shkaktue dame të konsiderueshme materiale.

Kjo xhami menaxhohet nga Komuniteti Islam Turk (DITIB), kurse kryetari i bordit të xhematit Seyfettin Eryoruk tha se sulmi ka ndodhë në momentet kur në xhami nuk kishte njeri, transmeton Balkanweb.

Konsulli turk në Frankfurt, Burak Kararti, dënoi sulmin dhe i bani thirrje autoritetve gjermane të kapin autorët dhe të nxjerrin para drejtësisë.

Paralelisht me këtë, në objektiv të sulmit vandal ishte edhe xhamia Rahman në Bremen, ku ma së shumti frekuentohet nga afganët dhe pakistanezët.

Sulmuesit grisën të paktën 50 Kurana dhe disa prej tyne i hodhën në tualet.

Shperndaje në: