Bahuni gati: Qe deri n’sa gradë priten me shkue temperaturat

Masat e ajrit me presion të rritun atmosferik të cilat kanë përfshi vendin, mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë këtyne pesë ditëve të ardhshme.

Kjo gjendje simbas Institutit Hidrometeorologjik ka me krijue kushte për mot të qetë përjashtue ditën e Martë, ku vende-vende mundet me pasë reshje të izolueme shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-33 gradë Celsius. Temperaturat mbi 30 gradë, parashihen në pjesën e dytë të javës”, thuhet në kumtesë.

“Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, si pasojë e kthjellimeve dhe insolacionit. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”.

Shperndaje në: