Rrëfimi i Haradinajt: Qe pse hynë rusët në Kosovë para 20 vjete

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kujtue gjendjen në Kosovë dy dekada ma parë, kur edhe ndodhi ndërhymja e NATO’s e mandej u arrit Marrëveshja e Kumanovës, tue thanë se ishte nji ndjenjë e jashtëzakonshme kur shqiptarët po ktheheshin në vendet e tyne.

Në nji interviste në Info Magazine të Klan Kosovës, Haradinaj e cilësoi fushatën ajrore të NATO’s si nji veprim që pshtoi popullatën civile në Kosovë nga krimet makabre të regjimit serb.

Fushata ajrore e NATO-s ishte veprim humanitar në ndërprerje të tragjedisë të një populli të pambrojtur, popullit shqiptar, nga një regjimi çmendur i Millosheviqit që ishte i gatshëm për një gjenocid të tmerrshëm”.

“Fushata e NATO-s e ka shpëtuar edhe Serbinë duke e ndaluar për të mos bërë edhe më shumë krime. Sikur mos të ndërhynte NATO, regjimi i Millosheviqit, forcat paramilitare, forcat serbe do të kishin bërë edhe më shumë krime, të cilat do t’i faturoheshin popullit serb”.

Haradinaj tha se për ndërhymjen e NATO’s asokohe ishin të njoftuem paraprakisht dhe kishin bashkërendue veprimet me zyrtarë dhe oficerë të saj.

Mirëpo, atëkohë problematike ishte hymja e forcave ruse në Kosovë.

“Rusët u futën në Kosovë ngase ata e shfrytëzuan një vakum kohor. Ata hynë gjoja si forca paqësore, dhe erdhën pa u tërheq forcat serbe”.

“Por, nuk ishin mirë të pritur nga popullsia, nga ne, nga UCK-ja”.

“Zona Operative e Dukagjinit ka pasur urdhër të mos i lejojnë me hy në zonë të Dukagjinit. Hyrjen e forcave ruse i kemi përjetuar si me u kthy forcat serbe, andaj i kemi bllokuar i kemi qitë postblloqet në Dollc. Kam pasur edhe konflikte verbale edhe me zyrtarë të NATO-s – ju kemi thënë ju mundeni me hy por këta jo”.

Periudha e menjihershme mbas çlirimit për popullsinë e rikthyeme, simbas Haradinajt, nuk ishte e lehtë. Megjithatë ai theksoi se përjashtue pjesës veriore nuk u shënuen incidente.

Haradinaj gjithashtu bani të ditun se 20 vjetori i çlirimit të Kosovës ka me u shenue në mënyrë të veçante.

“Është nder i madh që vjen ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright, gjenerali Wesley Clark e plit personalitete ndërkombëtare. Është nder i madh”.

“Një falënderim i veçantë i shkon ish-presidentes Atifete Jahjaga për një punë të madhe që ka bërë për këtë 20 vjetor. Me vizionin e saj jemi bashkuar të gjitha institucionet edhe presidenca edhe qeveria edhe kuvendi dhe kësisoj kemi mbërri në një situate ndryshe të festimit jubilar”.

Shperndaje në: