Diçka s’asht në rregull: Zojës së Parë ka me ju kontrollue pasunia në detaje (foto)

Agjencia Kundër Korrupsion para do dite ka publikue Deklarimet e Pasunisë të zyrtarëve shtetnorë. Ndër ta asht edhe prodekanja Lumnije Thaçi, njiherit edhe zoja e parë e Kosovës, shkruen Insajderi.

Mirëpo, sot u konfirmue që diçka nuk asht në rregull me deklarimet e zojës së parë. Agjencia Kundër Korrupsion, publikoi emnat e zyrtarëve shtetnorë të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të pasunisë e ndër to asht edhe Lumnije Thaçi.

Zoja e parë, në deklarimet e pasunisë ka paraqite që ka në bankë pare të gatshme rreth 24,871 euro. Këto pare ajo i ka deklarue disa si të vetat, disa si të bashkëshortit (Hashim Thaçi) e disa të tjera si të fëmiut (Endrit Thaçi).

Prodekanja Thaçi, ka thanë se ka pasuni të luejtshme nji veturë Audi Q5 e vitit 2016 në vlerë të 15 mijë eurove.

Ndërsa, pasunia e luejtshme kapë mbi gjysë milionë euro, ose ma saktësisht mijë euro.

E të hyrat vjetore për Zojën e parë kapin e vlerën e 19 mijë e 200 eurove, nga paga që merr si prodekane në Universitetin e Mitrovicës.

Shperndaje në: