Fjalim emocionues i presidentit Clinton (video)

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, ka mbajtë nji fjalim prekës para popullit të Kosovës në sheshin ‘Skenderbeu’.

Clinton ka thanë se ndihet krenar që ka kontribuue në çlirimin e Kosovës dhe kundër spastrimit etnik.

“Asht nji ditë e randësishme, sot dëshiroj me folë kryesisht për të ardhmen, pikë së pari nji rrëfim të shkurtë për të kaluemen. I falënderoj qytetarët e Kosovës për këtë mirëpritje që na bahet neve. Më pëlqen shumë, e duem këtë vend dhe gjithëher do të jetë nderi ma i madh në jetën time që kam qëndrue me juve kundër spastrimit etnik dhe për lirinë. Jam i nderuem që jam me njerëzit që kanë qenë pjesë e asaj beteje me Albright dhe gjeneralin Clark. E kam nji poster të vogël në New York dhe ky asht nji poster që asht edhe në Prishtinë, në atë fotografi të gjithë ishim aty, çdo ditë që qëndrojë në atë zyrë e shikoj atë fotografi për t’ia kujtue vetës qëllimin që kishim”, ka deklarue Clinton.

Me emocione, ai ka thënë se i kujton fytyrat e qytetarëve 20 vite më parë, kur festuan lirinë.

“Më kujtohen ftyrat e qytetarëve kur isha këtu para 20 vjete, atë ditë thash 79 ditë të bombardimeve e kanë fitue këtë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës munden me fitue paqen. Mbas 20 vijete mendoj se ju keni arritë me fitue paqen. E di që gjaja ma e randësishme asht ajo të dijmë se çka duhet me ba. 30 vjet ma parë kur ra muri i Berlinit, shumë menduen se do jetë nji kohë e mirë dhe gjitha vendet do të pajtohen, mirëpo nuk ndodhi ashtu”.

Clinton ka theksue se nuk ka dashtë që shekulli i 20’t me përfundue si ripërsëritje e asaj që kishte nisë, me lufta.

Shperndaje në: