Albright kujton dhe tregon çka ju premtoi refugjatëve kosovarë në Maqedoninë e Veriut

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, ka mbajte nji fjalim emocionues në 20-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, e ka kujtue me emocione Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Në nji fjalim emocionues, Albright, ka thanë se 20 vjet ma vone, në Kosovë shumë gjana kanë ndryshue, por që simbas saj, ma e randësishmja asht se qytetarët kosovarë i dëshmuen botës se janë për nji shtet të lirë e demokratik.

“Shumë ka ndryshuar që nga ajo ditë në këto dy dekada. Qytetarët e Kosovës i dëshmuan botës se janë për një shtet demokratik dhe të drejtë. Ju keni krijuar qeveri, keni mbajtur zgjedhje, keni medie të lira. Kjo ka qenë një punë e zellshme dhe qytetarët e Kosovës kanë arsye për t’u mburrur dhe komuniteti ndërkombëtar çdo herë”, ka deklarue ndër të tjera Albright.

Ajo po ashtu, kujtoi disa momente nga vizita e saj në kampin e refugjatëve kosovarë në Maqedoninë Veriore.

Albright, ka thanë se nga aty iu ka premtue qytetarëve se do të kthehen në Kosovë dhe se trupat e NATO’s, do të kujdesen për lirinë e tyne.

Shperndaje në: