‘Gjurmët’ marrin çelësin e qytetit të Prishtinës (foto)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ia ka dorëzue çelësin e qytetit të Prishtinës, rock grupit ‘Gjurmët”, për kontributin që ky grup ka dhanë për qytetin e Prishtinës.

Dorëzimi i çelësit për grupin, ‘Gjurmët” asht ba sot gjatë konferencës për media që kryetari Ahmeti mbajti së bashku me grupin ‘Gjurmët” në vigjilje të koncertit të sotëm që mbahet në sallën “1 Tetori”në oren 20:30.

Tue dorëzue çelësin e qytetit për “Gjurmët” Ahemti ka thanë se ndihet i nderuem që si kryetar i Prishtinës arrin që çelësin e qytetit ia dorëzon, siç ka thanë ai, bendit të qytetit pa lum, nji bend i njoftun për kultivimin e muzikës së tij qoftë edhe këtyne viteve.

“Nëse ka ndonjë bend që ka bërë më shumë për Prishtinës, apo edhe më gjerë ky është bendi ‘Gjurmët’. Ky çelës u jepet vetëm atyre njerëzve, simbol të qytetit, që e kanë vendosur Prishtinës, jo vetëm në hartën kombëtar. Ky grup e ka përcjellë më së miri storien e Prishtinës”, ka thanë Ahmeti.

Ndërsa, Migjen Kelmendi, solist i grupi “Gjurmët” ka pohue se nuk asht mendue kthimi i “Gjurmëve” në skenë pa nji koncert në Prishtinë.

“Vërtet shkuem në Tiranë, sepse ishin do rrethana të tilla dhe menduem se do vijmë në Prishtinë dhe kjo po bahet në nji datë të madhe. Sot do të keni nji rock koncert që përfaqëson frymë që na e kemi kultivu në vitet 80’ta, me kange që na i kemi këndue”, ka thanë Kelmendi, tue shtue se koncertit të sotëm nuk do t’ i mungojnë edhe surprizat.

Koncerti i sotëm i rock grupit “Gjurmët”, do të mbahet në sallën “1 Tetori” dhe të gjitha biletat tashma janë shitë, ndërsa kërkesat kanë qenë shumë të mëdhaja dhe shume prej adhuruesve të “Gjurmëve” nuk kane me mujt me përcjell koncertin, për mungesë biletash.

Shperndaje në: