Palmer ka nji premtim të madh për Kosovën

Zavendës-ndihmësi i sekretarit të Shtetit të Amerikës, Matthew Palmer, në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ka kërkue që të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

Zavendës-ndihmësi i sekretarit të Shtetit të Amerikës, Matthew Palmer, në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ka thanë se vendimi i NATO’s ishte i drejtë.

Palmer ka thanë po ashtu se me 1999, intervenimi i NATO’s, gjujëzoi regjimin e Slobodan Millosevicit.

“Sot po shënjojmë 20 vjetorin e mbylljes së operacionit të forcave të NATO’s dhe KFOR’it. Na i njohim me respekt sakrificat e NATO’s që kanë ba. NATO ka intervenue mbas të gjitha shtrembnimeve dhe përpjekjeve diplomatike dhe ai intervenim ka qenë shansi i fundit për me gjujëzue regjimin e Miloshvicit dhe për me i ndalue shkatërrimet në këtë vend. Rrethanat në vitin 1999 kanë kërkue qëllimin që të shmangim nji katastrofë të madhe”, ka deklarue Palmer.

Palmer në fjalimin e tij, ka ripërsëritë se Shtetet e Bashkueme të Amerikës do të jenë çdo herë pranë Kosovës dhe se qytetarët e Kosovës kanë tregue se janë partner i mirë i SHBA’ve.

Shperndaje në: