Rrëfimi interesant i Clinton’it: Qe çka bani nji kamarier shqiptar kur më pa

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë mbajtjes së fjalimit të tij ka tregue disa ngjarje të tij jetësore që i ka përjetue me kombin shqiptar.

Clinton ka tregue nji ngjarje kur nji kamerier shqiptar i kishte ra n’gjuj me ju falënderue.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjaja ma e mrekullueshme që më ndodh, asht që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për me ba nji fotografi. Apo kur isha në nji hotel, nji kamarier shqiptar erdhi dhe më ra n’gjuj me më falënderue. Kjo asht nji gja e mrekullueshme”, ka thanë Clinton, i emocionuem.

Shperndaje në: