Dalin detaje të reja: Qe pse u vra vllau i Kim Jong-un

2 vjet mbas vrasjes së gjysë vllaut të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në aeroportin e Malajzisë kanë dalë në dritë detaje të reja.

Simbas gazetës “Wall Street”, Kim Jong Nam u egzekutue mbasi ishte nji informator i CIA’s.

Gazeta tregon se këtë informacion e ka marrë nga nji person që ka pasë dijeni për çashtjen, pa e identifikue atë.

CIA nga ana tjetër refuzoi me dhanë nji koment për rastin në fjalë.

Zyrtarë nga Korea e Jugut dhe SHBA akuzuen autoritetet koreanoveriore se urdhnuen vrasjen e Kim Jong Nam mbasi ishte kritik ndaj regjimit të dinastisë së tij. Peniani i mohoi këto akuza.

Shperndaje në: