Clinton zbulon fotografinë nga Kosova, të cilën e mban në zyre (video)

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, ka mbajtë nji fjalim prekës para popullit të Kosovës në sheshin ‘Skenderbeu’.

Clinton ka thanë se ndihet krenar që ka kontribuue në çlirimin e Kosovës dhe kundër spastrimit etnik.

Mes tjerash, Clinton ka tregue se në zyrën e tij në New York mban nji fotografi në mur, e cila asht shkrepë në Prishtinë mbas mbarimit të bombardimeve – në të cilën janë Madeleine Albright, Tony Blair, ai dhe shumë njerëz të tjerë.

“Asht nji ditë e randësishme, sot dëshiroj me folë kryesisht për të ardhmen, pikë së pari nji rrëfim të shkurtë për të kaluemen. I falënderoj qytetarët e Kosovës për këtë mirëpritje që na bahet neve. Më pëlqen shumë, e duem këtë vend dhe gjithëher do të jetë nderi ma i madh në jetën time që kam qëndrue me juve kundër spastrimit etnik dhe për lirinë. Jam i nderuem që jam me njerëzit që kanë qenë pjesë e asaj beteje me Albright dhe gjeneralin Clark. E kam nji poster të vogël në New York dhe ky asht nji poster që asht edhe në Prishtinë, në atë fotografi të gjithë ishim aty, çdo ditë që qëndrojë në atë zyrë e shikoj atë fotografi për t’ia kujtue vetës qëllimin që kishim”, ka deklarue Clinton.

Shperndaje në: