Zbulohet busti i ish sekretares amerikane, Madeleine Albright

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, po qëndron në Kosovë me marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të përfundimit të sulmeve ajrore të NATO’s dhe hymjes së trupave tokësore, që mundësuen përfundimin e luftës në vendin tonë.

E për me nderue figurën e naltë të saj, Kosova i ka pregaditë edhe nji bust në shej mirënjohje dhe kontributi për çlirimin e vendit.

Busti i Albright i punuem nga skulptori Luan Mulliqi asht zbulue në kuadër të shumë aktiviteteve që po organizohen me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hymjes ushtarake të NATO’s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR’it.

Shperndaje në: