Ky asht kamarieri shqiptar që në mes të New York’ut i ra n’gjuj Clintonit me falenderue (foto)

Qeben Hysenaj nga Katundi i Ri i Pejës asht kosovari të cilin ish-presidenti amerikan, Bill Clinton e përmendi sot gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë mbajtjes së fjalimit të tij ka tregue disa ngjarje të tij jetësore që i ka përjetue me kombin shqiptar.

Clinton ka tregue nji ngjarje kur nji kamerier shqiptar i kishte ra n’gjuj me ju falënderue.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjaja ma e mrekullueshme që më ndodh, asht që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për me ba nji fotografi. Apo kur isha në nji hotel, nji kamarier shqiptar erdhi dhe më ra n’gjuj me më falënderue. Kjo asht nji gja e mrekullueshme”, ka thanë Clinton, i emocionuem.

 

Shperndaje në: