Bill Clinton ban gjestin që para do vjete e bani Hillary Clinton te shtatorja e tij në Prishtinë

Çaste ma parë në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë asht  zbulue  pllaka aty ku qëndron shtatorja e ish presidentit amerikan.

Ai tue falënderue popullin kosovar për pritjen që i kanë ba dhe statujën që ia kanë ngritë, ka tregue nji histori të përbashkët me bashkëshorten e tij Hillary Clinton që lidhet me këtë monument.

“Grueja ime, ish sekretarja Clinton, tallej me mue mbas vizitës që kishte ba te kjo statujë. Ajo më tha se unë kisha nji statujë shumë të madhe në Prishtinë. Këtu ajo bani nji fotografi tue ba me gisht nga statuja, tue qeshë e tue thanë se: Kush asht ky burrë mbas meje? Sot unë po e baj të njajtin gjest”.

Shperndaje në: