Presidenti Thaçi: Jemi të bekuem me miqësinë amerikane (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se sot Prishtinës iu shtue busti i sekretares Albright dhe pllaka e bulevardit “Bill Clinton”.

Përmes nji postimi në Facebook, Thaçi tha kosovarët janë të bekuem me miqësinë amerikane.

“Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, sot iu shtua edhe busti i sekretares Albright dhe pllaka e bulevardit “Bill Clinton”. Bashkë me shtatoren e presidentit Clinton, rrugët Bush dhe Dol, ne po e përjetësojmë admirimin e popullit të Kosovës për kontributin përcaktues të SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane”, ka shkrue Thaçi.

Shperndaje në: