Tony Blair me videomesazh për kosovarët: Jam me ju, sikurse isha 20 vjet ma parë (video)

Ish-kryeministri Tony Blair ka urue kosovarët për 20 vjetorin e çlirimit, përmes nji video të publikueme.

Ai tha se arritja e paqes asht e vështirë por se beson në njerëzit e Kosovës për me i zgjidhë sfidat dhe problemet.

“Në vitin 1999 NATO mori nji vendim stoik me intervenue për me parandalue humbjen e jetëve në Kosovë, për me i mbrojtë të drejtat e njeriut dhe për me sigurue stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe në gjithë Europën”.

“Nuk ka qenë nji vendim i lehtë assesi dhe ju përkushtoj respekt lidershipit kosovar dhe përpjekjes për me sigurue praninë e OKB’s në Kosovë”.

“E vlerësoj naltë udhëheqjen e Bill Clinton dhe vendimin për me i sjellë forcat paqeruejtëse për kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosun në gjithë regjionin”.

“Na e dijmë se sa e vështirë rruga drejt progresit dhe paqes, por na gjithashtu besojmë që njerëzit në Kosovë dhe në rajon kanë kreativitet për me adresue dhe zgjidhë shumë sfida. Krijimi i nji paqe të qëndrueshme merr kohë dhe punë të zellshme”.

“Kemi qenë në anën tuej edhe para 20 vjetësh dhe ende jemi në anën tuej. Ju duhet që të ndërtoni vendin tuej mbrenda familjeve të kombeve të Europës. Unë kam bindje se ky vizion ka me qenë i plotë për qytetarët e Kosovës”.

Videomesazh nga Tony Blair!

Tony Blair, ish-kryeministri britanik, ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë tonë. Në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij. Kosova, populli ynë, asnjëherë nuk i harron miqtë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën! Faleminderit edhe për këtë videomesazh! HTH

Posted by Hashim Thaçi on E mërkurë, 12 June 2019

Shperndaje në: